Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri Rama prezanton autobusin turistik që shëtit turistët në Tiranë: Qyteti ynë plot jetë dhe ngjyra
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një pamje të re nga kryeqyteti, duke prezantuar autobusin turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët e Tiranës. Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar: “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë🫶” Autobusi, i cili ndjek një itinerar turistik përmes qendrës dhe zonave historike të Tiranës, u ofron vizitorëve mundësinë të njohin më afër historinë dhe zhvillimin e qytetit nëpërmjet një udhëtimi panoramik. Top Channel