Sulmuesi/ Italia shpall listën, mungon Federio Kieza

Sulmuesi/ Italia shpall listën, mungon Federio Kieza

Me afrimin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit për këtë muaj, duket se edhe Italia e ka marrë seriozisht angazhimin e saj, për më tepër që ka një luftë të fortë e me rivalitet të madh me Norvegjinë. Ndërkohë, sulmuesit Federiko Kieza i Liverpulit dhe Nikolo Zaniolo i Udinezes janë prej lojtarëve më të njohur që mungojnë në listën e Italisë për duelet ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë. Këto dy ballafaqime, që luhen më 13 dhe 16 nëntor, i takojnë Grupit I kualifikues për Botërorin 2026. Norvegjia është e para me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, tri më shumë se Italia. Kieza nuk ka luajtur me fanellën “azzurre” prej përfundimit të Evropianit 2024. Ai golin e parë në Premier League në këtë edicion e shënoi në xhiron...