Kanosi një person dhe i dëmtoi makinën, nën hetim i riu nga Përmeti

Kanosi një person dhe i dëmtoi makinën, nën hetim i riu nga Përmeti

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 23 vjeç, banues në Përmet, pasi ka kanosur shtetasin S. I. dhe i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.