Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Teherani mund të humbë statusin si kryeqytet i Iranit në fund të këtij viti, ja çfarë thotë presidenti i vendit
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, deklaroi se Teherani do të evakuohet në fund të këtij viti nëse nuk bie shi. Sipas burimeve, Irani po përballet këtë vit me thatësirën më të rëndë prej dekadash. “Nëse nuk bie shi, do të duhet të fillojmë të shpërndajmë ujin me racion në Teheran, rreth fundit të nëntorit ose fillimit të dhjetorit”, tha presidenti në fjalimin e tij, të transmetuar nga televizioni shtetëror. Dhe “edhe nëse e shpërndajmë me racion, nëse nuk bie shi deri atëherë, do të kemi mungesë uji dhe do të duhet të evakuojmë Teheranin”, vazhdoi ai, pa sqaruar se si mund të ndodhë një gjë e tillë në një metropol me 10 milionë banorë. Drejtori i kompanisë së ujit të kryeqytetit, Behzad Parsa, tha të...