Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Vllaznia pret Dinamon, supersfida premton ‘klas…ike’
Kjo mund të konsiderohet momentalisht klasike. Bëhët fjalë për Vllaznia- Dinamo e cila luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi” për aktin e 11-të Abissnet Superiore. Klasike pasi ajo e vërteta Vllaznia- Tirana për vetë gjëndjen aktuale të bardhebluve nuk justifikoi dualitetin e viteve të shkuara (java e tetë, 3-1 për shkodranët). Sidoqoftë ky takim ka një tregues dhe ai përkon me javën e dytë të këtij edicioni kur në Elbasan, Dinamo triumfoi 3-1. Pa shtuar këtu ndeshjen gjysëfinale të ‘Final Four’ teksa kuqeblutë kaluan në finale (fitoi Vllaznia 2-1) me kampin blu që kontestoi fort arbitërimin. Ndërkaq për vetë cilësitë që kanë treguar javët e fundit, kjo ndeshje pritet të jetë vërtetë në nivelin ‘klasik’. Vendasit e Martinit qëndrojnë në krye pas barazimit...