Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kuvendi po shndërrohet në noter të qeverisë”, Bylykbashi shpërthen ndaj mazhorancës:Çdo vendim vjen me urdhër nga lart
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik. “Në Parlament, mazhoranca nuk do debat. Dje ishte hera e dytë që mbaja fjalën. Kam kërkuar të flas në çdo seancë, por nuk më është dhënë mundësia. Kanë kthyer në mekanizëm heqjen e fjalës duke mbyllur seancën,” u shpreh Bylykbashi, duke e cilësuar këtë praktikë si shkelje të rregullores dhe të të drejtave të opozitës. Sipas tij, Partia Demokratike është një forcë e madhe që përfaqëson një elektorat të gjerë dhe të larmishëm, ndaj duhet të ketë hapësirë për debat. “Ne kemi debatin parlamentar si instrument të fuqishëm, por jo vetëm atë. Kemi protestat,...