“Grabiti paratë e klientit”/ Arrestohet në Londër me qëllim ekstradimi ish-drejtori i bankës në Kombinat

“Grabiti paratë e klientit”/ Arrestohet në Londër me qëllim ekstradimi ish-drejtori i bankës në Kombinat

Një ish-drejtor banke, i cili në vitet 2018 dhe 2019 grabiti paratë e një klienti nga dega e një banke në Kombinat, është arrestuar në Angli. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, raporton se për qëllim ekstradimi me kërkesë të Interpol Tiranës është prangosur Florant Nako, 40 vjeç. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi më 15 tetor 2018, në degën e bankës ku punonte në Kombinat, grabiti 4,000 euro nga llogaria e Nikolla Nikës. Akuza e dytë lidhet me një tjetër grabitje nga e njëjta llogari bankare, më 8 korrik 2019, po në degën e bankës në Kombinat, në shumën 1,300,000 lekë. Ndërsa akuza e tretë daton më 26 korrik 2019, kur Florant Nako vodhi...