Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pagat dhe pensionet drejt një standardi europian, Bido: Do ketë surpriza të mëdha për qytetarët nga Janari 2026
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, tha se buxheti 2026 është më i madhi që ka pasur vendi ynë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me gazetaren Megi Beshello, Bido u shpreh se brenda këtij mandati, paga minimale do të shkojë në 700 euro, çka do të sjellë një rritje edhe të pagës mesatare dhe të pagave më të larta. Sa i përket rritjes së pensioneve, deputeti nënvizoi se ka një rritje galopante, e pakrahasueshme me çfarëdolloj rritjeje që është bërë ndonjëherë për pensionet në Shqipëri. Ai shtoi se rritja e pensioneve që nis prej 1 janarit të vitit 2026, ka si qëllim që brenda mandatit, pensioni urban të dyfishohet. Bido komentoi edhe vendimin e Gjykatës...