Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gjithnjë e më shumë kompani të huaja po ua vënë drynin fabrikave në Serbi
Nga Jovana Kërstiq Fabrika është mbyllur disa muaj pasi obligimet nga kontrata për subvencione nga buxheti shtetëror përfunduan. Kështu dukej “rrugëtimi” gjashtëvjeçar i kompanisë daneze për prodhimin e vjeshjeve të punës, Kentaur, në Serbi. Brenda një dite, mbi 250 persona mbetën pa punë kur, pa paralajmërim, në fund të tetorit, kompania mbylli fabrikën e saj në Vranjë, në jug të Serbisë. Njëri nga ish-punonjësit e Kentaurit, i cili dëshironte të identifikohej vetëm me inicialet G.S., i tha Radios Evropa e Lirë se ai dhe kolegët e tij nuk e imagjinonin çfarë i priste kur të hënën, më 27 tetor, erdhën në punë. “Ne nuk na lejuan të hynim në kompleksin e kompanisë. Qëndruam një orë e gjysmë në shi. Pastaj drejtoresha e kompanisë mbajti një...