Mbyllet fushata në Cërrik/ Balla: Votoni kandidatin socialist, të tjerët janë kot

Mbyllet fushata në Cërrik/ Balla: Votoni kandidatin socialist, të tjerët janë kot

Në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në Cërrik, ku bëri thirrje të votohet kandidati Florenc Doka. Duke folur në të njëjtin shesh ku 6 vjet më parë prezantoi si kryetar bashkie ministrin e sotëm të Bujqësisë, Balla tha se Andis Salla pas një pune intensive transformimi e bëri Cërrikun një model të qeverisjes vendore për gjithë Shqipërinë. “Nuk ishte rastësi që kryeministri Rama zgjodhi Andisin që të vinte dhe të bënte shembullin e bashkisë Cërrik si një shembull për të gjitha bashkitë.As sot nuk kemi gabuar, përkundrazi jam shumë krenar që një shokun tim socialist të vjetër e kemi si kandidatin tonë. Florenci do të qeverisë bashkinë jo...