Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Punimet për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive në Durrës, Rama: Ritmi i kënaqshëm, ky investim i rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama është i kënaqur me ritmin e punimeve për fushën e futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës. Rama nuk ka hezituar të shpërndajë edhe disa imazhe, ku thekson se ky investim është shumë i rëndësishëm. “Kantieri i punimeve për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” po ecën me ritme të mira. Një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar”, shkruan numri një i qeverisë në rrjetet sociale.