FSHF investon në zhvillimin e punonjësve me praktikat më të reja në treg

FSHF investon në zhvillimin e punonjësve me praktikat më të reja në treg

7 Nëntor 2025 17:24 Telesport Zhvillimi i punonjësve dhe përditësimi i tyre me praktikat më të mira në treg mbetet një nga prioritetet kryesore të FSHF-së. Një fokus i veçantë po i kushtohet mbështetjes së stafit që ndodhet në pozicione drejtuese, si shefa sektorësh apo departamentesh, të cilët kanë nevojë të trajnohen me praktikat më bashkëkohore të menaxhimit dhe lidershipit. Së fundmi, në bashkëpunim me kompaninë EPPC, u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” trajnimi me temë “Kalimi nga specialist në drejtues”, ku u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me përgjegjësitë e drejtuesve të rinj, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë në këtë rol, si dhe mënyrat më efektive për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe produktive me stafin. Ky trajnim kishte si...