Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
2 muaj te Barcelona? Po, Leo Messi po bëhet gati, por varet nga një faktor!
7 Nëntor 2025 17:53 Telesport DT Sports jep lajmin e bujshëm: Lionel Messi mund të luajë për Barcelonën midis janarit dhe shkurtit të vitit të ardhshëm! Do të ishte një ngjarje e shumëpritur jo vetëm për tifozët katalanas, por edhe për futbolldahsësit e tjerë. Sigurisht, kjo mundësi varet nga rezultati i fazës “playoff” në MLS. Inter Miami do të përballet me Nashville në fundjavë, në një ndeshje që mund të përcaktojë nëse Messi do të jetë i disponueshëm gjatë dimrit. Një humbje për Miamin do t’i lejonte Messit të bashkohej me një klub të ri për një periudhë 2-mujore, pasi kampionati amerikan do të jetë po kaq kohë pushim.