Qeveria për paketën fiskale: Nuk ka taksa të reja dhe nuk ka rritje taksash

Qeveria për paketën fiskale: Nuk ka taksa të reja dhe nuk ka rritje taksash

Zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj deklaroi në rubrikën “Përballë lajmit” në Klan News, se paketa e re fiskale është një politikë e cila nuk ka as taksa të reja dhe as rritje taksash për qytetarët dhe bizneset, por vetëm një sërë reformash që synojnë formalizimin e ekonomisë. “Nuk ka taksa të tjera dhe nuk ka rritje taksash. Të gjitha elementet e paketës fiskale që po diskutohen në mënyrë të vazhdueshme edhe me Komisionin Europian, janë të të gjitha risi që kanë të bëjnë me hapësirën dhe me stimuj për individët. Ka një nismë për rivlerësimin e pronave për individët që duan të shesin pronat, po ashtu edhe një risi për të ulur paratë cash në ekonomi dhe për të stimuluar pagesat elektronike.Përsa i përket paqes...