Studiuesi Auron Tare: Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, ne ende ndërtojmë kioska për gomerët

Studiuesi Auron Tare: Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, ne ende ndërtojmë kioska për gomerët

Studiuesi Auron Tare ka ndarë një postim në rrjetin e tij në Facebook, ku është shprehur kundër kioskave të ndërtuara nga Ministria e Turizmit, përgjatë segmentit Gryka e Këlcyrës-Bënjë, në shërbim të informimit të turistëve. Tare thotë se ato sot janë bërë vend strehimi për gomerët, sepse sipas tij “në epokën e Inteligjencës Artifiliale dhe Ministres Diella, të gjithë kanë një celular nga ku mund të marrin çdo informacion që duan dhe këto para të investuara në këto kioska sipas studiuesit, nuk gjejnë dot kuptim dhe shpjegim. “Në një epoke të Inteligjences Artificiale, Ministres “Diella”, Sateliteve në qiell dhe telefonave inteligjent në xhep, Ministria e Turizmit me një zell te habitshëm ndërton stacione informacioni turistike te cilat qartësisht kanë mungese te theksuar arsyeje. Këto stacione,...