SYRI TV/ ‘TID Durrës’, protestë para kryeministrisë, banorët thirrje Ramës: Hiq dorë nga projekti

SYRI TV/ ‘TID Durrës’, protestë para kryeministrisë, banorët thirrje Ramës: Hiq dorë nga projekti

Banorët të cilët preken nga prishjet për projektin TID në Durrës, kanë protestuar këtë të premte përpara Kryeministrisë. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga VKM-ja për prishjen e banesave të tyre, ndërsa kanë theksuar se edhe vlera e shpronësimit është shumë e ulët. Sipas tyre, Rama me këtë projekt po kënaq miqtë e tij, në kurriz të qytetarëve. SYRI TV Banorët e kanë cilësuar projektin si një tjetër aferë të kryeministrit Rama dhe qeverisë që ai drejton, ndërkohë që theksojnë faktin se pronat i kanë të trashëguara ose të blera dhe se Rama nuk mund tua mar për të kënaqur miqtë e tij. Ata kanë kërkuar sërish që qeveria të tërhiqet nga ky projekt, ose të ulet në bisedime me...