Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump. Rindërtimi është veçanërisht i ndjeshëm në Serbi, pasi kompleksi modernist i mesit të shekullit XX u shkatërrua pjesërisht gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund luftës në Kosovë. Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër. Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data...