Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Deklarata e Berishës për Gonzatos zemëron BE/ Komisioni Europian zbulon kushtin e Shqipërisë për anëtarësimin
Pak përpara se të niste seanca plenare dje në Parlament, kreu i PD Sali Berisha foli edhe për orientimin seksual të Silvio Gonzatos, kreu i delegacionit të BE në Tiranë. Për këtë zhvillim gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, përmes postës elektronike i kërkoi një koment Komisionit Europian. Një zëdhënëse e Komisionit Europian tha për Top Channel: “Përafrimi me acquis-në e BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate janë të detyruara ta sigurojnë. Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike, është një hap thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” Siç kujtoi edhe Komisionerja Kos në postimin e saj në rrjetet sociale dje: “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e së drejtës së BE-së. Këto janë vlera...