VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot me aksionin kundër paligjshmërisë, duke shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila luksoze të ndërtuara pa leje në zonën e Saukut, në Tiranë. Lidhur me këtë aksion, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë shkelësit e ligjit. Kreu i qeverisë thekson se: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit.” Më tej, Rama garantoi se operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme do të jetë i pandalshëm: “Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje,” përfundon...