Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto energjie deri në vitin 2030
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që u zhvillua sot në Athinë, nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik. Në këtë aktivitet morën pjesë Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, si dhe ministra të energjisë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, mes tyre edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. “Takimi i gjashtë i Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Qendrore e Jugore”, deklaroi Balluku. Sipas saj, në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit për të minimizuar ndikimin e...