3 superndeshje në një fundjavë, pasion i çmendur në SERIE A

3 superndeshje në një fundjavë, pasion i çmendur në SERIE A

Kampionati më i bukur dhe pasionant në botë, ai italian, po dhuron spektakëldhe emocione të forta javë pas jave. Në një sezon ku duket se gara për titull do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit dhe do të jetë krejtësisht e paparashikueshme, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve, raundi i 11-të që luhet këtë fundjavë do të sjellë 3 supersfida përcaktuese. Në Torino, të shtunën mbrëma, është koha për “Il Derby della Mole”, ku Juventus dhe Torino përplasen për fronin e qytetit, por edhe për të qëndruar në garën e kreut. “Zonja e Vjetër”, tashmë nën drejtimin e Spalletit kërkon të ruajë ecurinë e fitoreve pas disa hapave falsë, ndërsa “Granatat” synojnë të bëjnë histori në shtëpi përballë rivalëve të përjetshëm. Në të njëjtën...