Ofruan para për të blerë vota, SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë

Ofruan para për të blerë vota, SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, të ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më datë 7 nëntor 2025, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimi penal nr. 55/2025, që lidhet me veprimtari të paligjshme të ndodhura në Bashkinë Kurbin, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votës. Të pandehurit e dërguar për gjykim janë: -Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;...