Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK përfundon hetimet, çon në gjykatë tre persona për korrupsion zgjedhor në Kurbin
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen penale që lidhet me korrupsionin gjatë zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Lezhës. Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit BKH, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin. Ata dyshohet se kanë premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialiste. Hetimet përfshinë përgjime telefonike, vëzhgime dhe metoda të tjera speciale, të cilat treguan se tre personat janë përfshirë në veprimtari të paligjshme për të ndikuar...