Burreli shpalos anën pozitive, mund pastër Pogradecin

Burreli shpalos anën pozitive, mund pastër Pogradecin

Me Burreli- Pogradeci përfunduar 2-0 startoi sot java e 11-të ose e fundit e fazës së parë në inferiore. Në “Liri Ballabani” vendasit e nisën me ngul takimin ndërsa në 20′ e para skuadra e Nikajt shpalosi cilësi e krijoji disa raste shënimi. Megjithatë goli, në fakt një supergol i Arnold (43′), erdhi vetëm në çastet e fundit të pjesës së parë. Në të dytën megjithë përpjekjet e liqenorëve, ishin sërish vendasit të cilët dyfishuan me Kastratin (59′) pas një gabimi të portierit mik. Ndërkohë nesër katër ndeshjet e tjera teksa Apolonia- Skënderbeu zhvillohet të dielën./Sportiim.al/ Vazhdo leximin