Blenë vota për PS në Kurbin për zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK çon për gjykim 3 persona – EMRAT

Blenë vota për PS në Kurbin për zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK çon për gjykim 3 persona – EMRAT

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, që lidhet me korrupsionin në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Qarkun Lezhë. Të akuzuarit në këtë çështje janë Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, të cilët sipas SPAK dyshohen se gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025 kanë kryer veprime korruptive në bashkëpunim, duke ofruar dhe shpërndarë shuma monetare për të ndikuar në votën e zgjedhësve në mbështetje të Partisë Socialiste. Njoftimi i SPAK:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Të...