“SHBA në krah të drejtësisë shqiptare”, Toska:  Zyrtari i DASH i jep mbështetje hetimit për Ballukun

“SHBA në krah të drejtësisë shqiptare”, Toska: Zyrtari i DASH i jep mbështetje hetimit për Ballukun

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me marrjen të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, si edhe vizitën në Shqipëri të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Fleming. Sipas Toskës, vizita e Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, nuk ka qenë thjesht simbolike, por ka pasur një mesazh të qartë në mbështetje të drejtësisë shqiptare dhe konkretisht të prokurorëve që hetojnë çështje sensitive si ajo e Ballukut. “Mark Fleming nuk e ka takuar kreun e SPAK, Altin Dumani, siç u raportua fillimisht. Ai ka takuar prokurorin e çështjes Balluku, Dritan Prençi, dhe pasuesin e Dumanit, Klodian Brahon. Takimi ka zgjatur rreth 15 minuta,...