Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rikthehet treni në Tiranë, qeveria hap thesin e fondeve për linjat hekurudhore strategjike
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe kreditë nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, BEI dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm investimet e huaja në këtë sektor arrijnë në 4.6 mld lekë nga financimi i huaj, nga të cilat 1.5 mld lekë janë grant, ndërsa 3.1 mld lekë janë kredi. Ndërkohë financimi i brendshëm kap vlerën e rreth 1.3 miliard lekëve. Në këtë shifër përfshihet mbështetja buxhetore prej 400 mln lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, si dhe 350 mln lekë për blerjen e trenave elektrikë për hekurudhën Tiranë – Durrës – Rinas. Ndërkohë që, pjesa tjetër shkon kryesisht për mbulimin...