Deklarata e Berishës, reagon Komisioni Evropian/ Barazia gjinore është pjesë e ligjit të BE-së…

Deklarata e Berishës, reagon Komisioni Evropian/ Barazia gjinore është pjesë e ligjit të BE-së…

Komisioni Evropian ka bërë një reagim zyrtar lidhur me deklaratën e kreu të PD-së, Sali Berisha, i cili tha në Kuvend se ambasadori i BE-së po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. silvio gonzato- sali berishaLidhur me debatin që u krijua pas deklaratës së Berishës, Komisioni Evropian theksoi se “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të BE-së:. “Këto janë vlera themelore të BE-së dhe të drejta themelore. Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë”, nënvizon Komisioni Evropian. Reagimi i plotë Përafrimi me acquis të BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate duhet ta sigurojnë.Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike, por është...