Berisha: Do bëjmë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore

Berisha: Do bëjmë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk pajtohet me ligjin për barazinë ligjore dhe do të bëjë çdo gjë për anulimin e tij, përfshirë edhe rikonsiderimin e referendumit. “PD do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së. Sipas tij, ligji rrëzon Kodin e Familjes, Kodin Civil të cilët përbëjnë bazën juridike të shtetit. “Kjo përpjekje do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me çdo shqiptar që e ka familjen sa hyjnore, aq edhe tokësore. Me çdo besimtar që...