Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë

Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025 në betejën e gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa. Shtëpitë e barit, me përhapje gjithnjë e më të madhe, vitet e fundit, ku kanabisi kultivohet nën dritat e neoneve, janë sfida më e madhe e policisë për t’i gjurmuar. Brenda saj u gjetën të paktën 1110 bimë kanabisi, që po rriteshin mes llambash. Përgjatë këtij viti, shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV deri në ditët e para të Nëntorit, dëshmojnë sërish një përhapje të gjerë të fenomenit, ndonëse më i reduktuar. Në total, në 12 qarqe, Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia Di Finanza italiane, gjeti dhe...