Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Fol për fëmijërinë, ma trego si ishte… që të te dua ty dhe të dua veten time…
Nga Rafif Almuhanna Nëse e keni të vështirë ta doni dikë dhe ta pranoni siç është, i kërkoni t’ju flasë për fëmijërinë e tij. Do ta shihni që opinioni juaj për të do të ndryshojë dhe do të krijoni një përshtypje krejt tjetër që mund të arrijë deri në dhembshuri dhe dashuri. Në fytyrën e atij që fillon të flasë për fëmijërinë e tij, fillojnë e ndodhin ndryshime të njëpasnjëshme. Fillimisht, fillon e merr një frymëmarrje të thellë, sikur i duhet një sasi e madhe oksigjeni, e barabartë me peshën e materialit që ka përgatitur për ta verbalizuar.Kjo pasohet nga një periudhë heshtjeje ku mendon kujtimet me të cilat duhet t’ia nisë. Zakonisht, janë kujtimet e dhimbshme ato që turren të parat, por shumë shpejt...