Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Lista e Hemingwayt me gjashtëmbëdhjetë librat që duhet t’i lexojë çdo shkrimtar
“Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëse nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”. Më 1934, një gazetar i ri 22-vjeçar, Arnold Samuelson, u nis për të takuar shkrimtarin e tij hero, me shpresë se do të vidhte disa çaste nga Ernest Hemingway dhe të fliste mbi shkrimin. Fëmija e një familjeje emigrantësh norvegjezë që mbillnin grurë, ai sapo kishte përfunduar detyrat e kursit në gazetari në Universitetin e Minesotas, por kishte...