Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kur muzika bashkon brezat/ Mbrëmë nisi Festivali i Këngës në RTK
Në Pallatin e Rinisë, nata e parë e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës solli emocion, nostalgji dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistë të rinj dhe të afirmuar, duke dëshmuar ringjalljen e muzikës shqiptare në Kosovë. Mbrëmë, Pallati i Rinisë u mbush me dritë, ritëm dhe emocion. Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës u hap në mënyrën më madhështore, duke e kthyer këtë event në një manifestim të artit muzikor që përbashkon breza dhe stile. Në një atmosferë solemne e festive, Kori Siparantum, nën dirigjimin e Memli Kelmendit, interpretoi veprën e kompozitorit Musa Piperku, “Këngë Moj”, duke e shndërruar hapjen e festivalit në një përjetim që preku çdo zemër në sallë. Tingujt e fuqishëm të korit ishin si një...