Nga grante te kreditë, ja si do financohen projektet e reja të ujësjellësve në 2026

Nga grante te kreditë, ja si do financohen projektet e reja të ujësjellësve në 2026

Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve parashikohet në rritje gjatë vitit 2026. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, investimet publike me financim të brendshëm për këtë sektor kapin vlerën 11.8 mld lekë, nga 11.3 mld lekë që ishin planifikuar për vitin 2025. Kjo nënkupton një rritje prej 0.5 mld lekësh. Përveç financimit të brendshëm, në listën e investimeve janë edhe projektet me financim të huaj, përmes granteve dhe kredive, që për vitin 2026 arrijnë në 2.51 mld lekë, nga 2.2 mld lekë që ishin sivjet. Edhe për vitin që vjen, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të huaja vijnë në formën e granteve nga donatorët ndërkombëtarë. Më konkretisht, 1 mld lekë janë grante dhe 1.51 mld lekë, kredi. Sipas listës së detajuar të projekteve kapitale,...