Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Borxhi publik i Shqipërisë kalon 2.6 trilion lekë, qeveria jep shpjegim befasues
Borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me 25 miliardë lekë gjatë vitit 2026, sipas parashikimeve të publikuara në projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi i përgjithshëm do të arrijë në 2.6 trilion lekë, krahasuar me 2.58 trilion në fillim të vitit 2025. Rritja vjen si rezultat i shtimit të borxhit të brendshëm me 15 miliardë lekë, borxhit të jashtëm me 5 miliardë, si dhe instrumenteve të garantuara nga shteti me 5 miliardë të tjera. Por ndryshe nga sa mund të duket, kjo rritje nuk përkthehet automatikisht në një barrë më të rëndë për ekonominë. Ministria e Financave thekson se, edhe pse borxhi rritet në vlerë absolute, ai do të ulet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto....