Thumba të forta nga Martini për Dajën dhe Tetovën: E dinë se ne jemi më të mirë se ta

Thumba të forta nga Martini për Dajën dhe Tetovën: E dinë se ne jemi më të mirë se ta

Vllaznia do të përballet me Dinamon në javën e ardhshme të Superiores. Para këtij takimi, gjithçka është ndezur në konferencën për shtyp. Trajneri Edi Martini ka thumbuar trajnerin Ilir Daja dhe Edlir Tetova për ankesat e tyre, sipas fjalëve të raportuara nga Shkodra Sport. Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë ti nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për...