Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak. KANABIS I ASGJËSUAR 2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I...