Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
SKANDAL/ Supermarketi “DIAMBE” ka tregtuar çokollata me krimba të gjallë (Video)
Pasiguria ushqimore ne vendin tonë është në nivele alarmante. Në nëntor të vitit 2025 ka rezultuar se një rrjet supermarketesh ka tregtuar çokollatë me krimba të gjallë. Ky produkt është tregtuar në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE” dhe deri në dalje të rezultatit të analizave pjesa me e madhe e kësaj sasie çokollate është shitur. Siç tregohet në raport, DRAKU Durrës ka marrë indicie nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-t dhe pasi kanë analizuar produktin çokollatë “Talarki Money Euro” ka rezultuar se në çokollatë janë konstatuar prani krimbash të gjallë, ndërsa në thyerje dhe në sipërfaqe ka pasur vijëzime jo normale për produktin. Mostra për analizim është marrë në supermarket ushqimor. Burime për televizionin “Ora News” bëjnë me dije se kjo çokollatë importohet në vendin tonë...