Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Të kualifikuar në Botëror, por Tuchel nuk bën kompromis, fton “peshat e renda”, rikthehen edhe Bellingham e Foden
Me një biletë për në Botëror, të rezervuar dy xhiro përpara fundit, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit, kundër Serbisë në “Wembley” dhe ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Trajneri Thomas Tuchel kërkon të mbajë ekipin të karikuar, kjo shihet qartë edhe në listën që tekniku gjerman bëri publike, ku ka ftuar jo vetëm Harry Kane me shokë, bazën e skuadrës që ka punuar në këtë fazë kualifikuese, por ka rikthyer edhe lojtarë si Jude Bellingham dhe Phil Foden. Ndërkohë, një surprizë mund të konsiderohet ftesa për mesfushorin e Bournemouth, Alex Scott. (BalkanWeb) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb