Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Protesta e parë kombëtare do të mbahet…”/ Berisha fton qytetarët për mbrojtjen e votës së lirë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij. Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”. Berisha akuzoi jithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Sali Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë...