Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm

Gjashtë emigrantë të jashtëligjshëm humbën jetën, ndërsa tre të tjerë dhe drejtuesi i automjetit u plagosën në një aksident afër qytetit bullgar në brigjet e Detit të Zi, Burgas. Shefi i policisë kufitare, Anton Zlatanov tha se ngjarja ndodhi pak para mesnatës së të enjtes, kur policia u përpoq të ndalonte një furgon me targa rumune që transportonte nëntë emigrantë të cilët kishin hyrë në vend ilegalisht. Ai shtoi se shoferi refuzoi disa herë të ndalonte pas sinjaleve të dhëna dhe, në përpjekje për të shmangur shiritat me gjemba të vendosur nga policia, humbi kontrollin e mjetit, gjë që çoi në aksidentin fatal. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme, furgoni ra në një liqen pasi shoferi refuzoi të ndalonte për kontroll gjatë një ndjekjeje...