Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), që u zhvillua në Athinë nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik. Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, reduktimi i varësisë nga gazi rus në Europë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit. Në reagimin e saj, në një postim në rrjetin e saj zyrtar Facebook, ministrja Balluku theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta në rajon. “Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse...