Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fatura për t’u shlyer nga Shqipëria, gati 200 milionë euro nga arbitrazhet dhe GJEDNJ
Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 199 milionë euro apo rreth 20 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në mbi 180 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga shteti Shqiptar. Mbi 70 milionë euro janë tashmë për shkak të vendimeve të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces. Pano Soko shprehet për A2CNN: “Në rast se nuk do t’i kishim këto fatura, për një vit, qeveria do të mundej të rriste pensionet me 3 mijë apo 4 mijë lekë. Në vend...