Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Flamurtari mik në shtëpi, Bylis për vazhdimësinë
Superioria rikthehet sot për të luajtur javën e 11-të të saj në këtë edicion të 87-të të tij. Bylis- Flamurtari sipas marrëvshjes mes dy klubeve dhe miratimit të FSHF-së do të zhvillohet këtë pasdite në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”. Në ndeshjen e parë me vlonjatët pritës në “Adush Muça” u prodhua barazimi spektakolar 3-3 teksa Flamurtari paraprakisht udhëhoqi 2-0 me golat e Burard (pen) dhe Maksutit dhe më pas erdhi barazimi i Bylis me golat e Ualison e Muktar. Sërish Maksuti kaloi përpara kuqezinjtë por ishte për herë të dytë që Ualison shënon për mallakastriotët për 3-3 final. Ndërkohë sot do të jetë tjetër histori. Bylis vjen në këtë takim pas fitores me Tiranën në “Selman Stërmasi” 0-2 ndërsa vlonjatët me Morieron në timon...