Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Media investigative franceze: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në një Kalë Troje për Evropën
Media investigative franceze: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në një Kalë Troje për Evropën Pas medias holandeze ‘Follow the Money’, edhe portali investigativ francez ‘Blast’ në Francë sjell një investigim tronditës se si narko-shteti i Edi Ramës po rrezikon Europën I mbështetur në tavolinën e një bistroje diku në Zvicër, Arben Ahmetaj duket papritmas nostalgjik. “Në vitin 2019, isha një nga dhjetë deputetët më të votuar të parlamentit”, kujton ai pa e fshehur krenarinë, në një anglishte perfekte. “Sot, të gjithë rivalët e Ramës përndiqen nga drejtësia, madje edhe ata që i bëjnë ballë brenda partisë së tij!” Edhe pse thotë se “ka humbur gjithçka”, ish-shefi i madh i Tiranës mbahet mirë. I veshur me një jelek të gjelbër pa mëngë, me një cigare...