“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Taulant Ballës

“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Taulant Ballës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Në seancën e datës 6 nëntor, sipas Grupit të PD-së, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së Z.Kryetar i Kuvendit, Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës. Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”,...