“Parlamenti peng, akt i turpshëm”/ Propozimi për të përjashtuar Berishën, reagon Gjekmarkaj: Ka arritur kulmi

“Parlamenti peng, akt i turpshëm”/ Propozimi për të përjashtuar Berishën, reagon Gjekmarkaj: Ka arritur kulmi

Kërkesa e socialistëve për të mbajtur larg Kuvendit liderin e PD-së, Sali Berisha, është një akt i turpshëm politik, servil dhe që tregon abuzimin me pushtetin të mazhorancës që ka arritur kulmin dhe mban peng Parlamentin. Kështu u shpreh sot nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një deklaratë publike për zhvillimet e djeshme dhe të sotme politike, brenda dhe jashtë parlamentare. Duke marrë shkas nga kërkesa e grupit të PS për të përjashtuar në Komisionin e Etikës kreun e selisë blu Berisha, me pretendimin e fyerjeve që i bëri ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, Gjekmarkaj nënvizon se “turpet për këtë mazhorancë nuk kanë fund”. “Abuzimi i socialistëve me pushtetin dhe me Kuvendin ka arritur kulmin! Me arrogancën e një mazhorance...