Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës”, Berisha:Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi deklaratat e Altin Dumanit, duke e cilësuar si “skandal të vërtetë”. Ai theksoi se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila sipas tij ka shqyrtuar disa herë transaksionet e familjarëve të tij. “E kam denoncuar më parë këtë çështje. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Kjo është çështja thelbësore,” tha Berisha. Ish-kryeministri shtoi se agjencia nuk ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, ndërsa theksoi se pronat e klanit Xhafa, sipas tij, vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga puna e ndershme. Berisha gjithashtu përmendi hotelin 70 milionë euro të familjes Rama dhe Mollës, të cilin sipas tij e kanë përfituar edhe përmes...