Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm në rrjet! AKEP paralajmëron kompanitë e internetit: Mbroni përdoruesit ose do gjobiteni
AKEP kërkon që të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike dhe interneti për publikun të marrin masa të detajuara për të mbrojtur rrjetet e tyre dhe të dhënat e përdoruesve nga sulmet kibernetike dhe problemet teknike. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka publikuar për këshillim publik një rregullore të re që synon të rrisë sigurinë e rrjeteve telefonike dhe të internetit në Shqipëri. Rregullorja vendos rregulla të reja për kompanitë që ofrojnë shërbime komunikimi për publikun. Qëllimi është të parandalohet ndërprerja e shërbimeve dhe të mbrohen të dhënat personale të përdoruesve. Kompanitë janë të detyruara të marrin masa teknike dhe organizative për të parandaluar sulmet kibernetike, defektet teknike dhe çdo incident që mund të ndikojë te përdoruesit. Ato duhet të kenë plane sigurie, të...