Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Deco mbron Flick: Diskutimi për stilin e lojës nuk ekziston, e dimë mirë ku duhet të përmirësohemi
7 Nëntor 2025 14:04 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për mediat e klubit pas rikthimit të ekipit të Hansi Flick në “Spotify Camp Nou”, gjatë stërvitjes me dyer të hapura të premten. I pyetur për momentin e skuadrës, pas barazimit 3-3 ndaj Bruges, ai u shpreh i prerë për filozofinë e lojës: “Çështja e diskutimit të stilit nuk ekziston. E dimë shumë mirë ku mund të përmirësohemi dhe cilat janë vështirësitë tona. Edhe sezonin e kaluar patëm momente të vështira dhe i kaluam, duke rikuperuar lojtarë, ndjesi, duke qëndruar të bashkuar. Vetëm puna dhe përkushtimi mund t’i ndryshojnë gjërat”. Për stadiumin e rinovuar, Deco tha: “Spotify Camp Nou është spektakolar. Të gjithë ne që jemi ende në Montjuïc e ndiejmë mungesën e...